Është mbajtur ndeshja në interesante e vitit në NBA siç njihet ndryshe si All-Star.
Atlanta ka qenë qyteti nikoqir i kësaj ndeshje të madhe basketbolli që mbledh yjet më të mëdha të NBA-së.
Këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19, spektakli ka qenë më i zbehtë pasi basketbollistët është dashur ta respektojnë në përpikmëri protokollin si dhe mungoi palestra e stërmbushur nga tifozët.
Gjithsesi basketbollistët në parket dhuruan si gjithnjë spektakël me shënime atraktive nga largësia, ngulitje fantastike e bllokada të ‘çmendura’.
Ekipi i kapitenit LeBron James ka triumfuar kundër atij të Kevin Durant me 20 pikë diferencë 170:150.
Ishte një ndeshje shumë interesante me 320 pikë të shënuara, por që nuk ishte rekord, pasi rekordi i pikëve në ndeshjen All-Star 2017 kur Konferenca Perëndimore fitoi 192-182.
Ylli më i madh i kësaj mbrëmje, LeBron James luajti shumë pak vetëm 12:46 minuta në dy çerekët e parë.
Në fund ishte skuadra e tij që fitoi falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Giannis Antetokounmpo.
Ylli grek u shpall MVP në këtë All Star, pasi e mbylli ndeshjen me 35 pikë, shtatë kërcime, tri asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë.
Tek skuadra fituese me lojë të mirë u dalluan edhe dy fundorët Damien Lillard që shënoi 32 pikë dhe Stephen Curry që shtoi 28 të tjera.
Ndërkohë tek ekipi i Kevin Durant, më efikasi ishte Breadley Beal me 26 pikë, derisa Kyrie Irving shtoi 24 të tjera. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=v0Fi_nkUH_4&ab_channel=MLGHighlights