Telegrafi

Specifikat marramendëse të Samsung Galaxy S8, përfshijnë edhe 6GB RAM

Me Galaxy S8, Samsung dëshiron të kthehet fuqishëm

Disa thashetheme të reja të publikuara nga ueb sajti kinez Weibo sugjerojnë se Galaxy S8 nga Samsung do të jetë telefoni i parë i kompanisë që do të jetë i pajisur me 6GB RAM memorie.

Edhepse ky burim nuk mund të cilësohet si i sigurtë, mund të presim që Galaxy S8 të ketë kapacitet të tillë të RAM memories pasi që shumë prej telefonave të rinjë përfshijnë RAM memorie me 6GB kapacitet. Në këtë listë, bën pjesë edhe telefoni i ri nga Samsung, Galaxy C9 që është lansuar disa javë më parë.

Raporti i njejtë spekulon se Galaxy S8 do të ketë edhe hapësirë të brendshme prej 256GB. Megjithatë, pasiqë Apple kërkon një çmim premium për modelin me 256GB, mund të duket e pabesueshme që Samsung do të krijojë një model bazik me kapacitet të tillë.

Galaxy S8 pritet të ketë dizajn të ri me 80 për qind ekran, skener të gjurmëve të gishtërinjëve, skener të syrit dhe kamerë dyshe në modelin Edge. Në disa tregje, telefoni pritet të jetë i pajisur me procesorin Snapdragon 835 ndërsa në tregjet tjera do të ketë procesorin Exynos 8895 SoC.