Site icon Telegrafi

Specifikat e Realme GT2 Explorer Master

Javën e kaluar Realme prezantoi telefonin e ri të tyre GT2 Explorer Master i cili është i pajisur me çipin e serisë më të fundit Snapdragon 8+ Gen 1 dhe me një dizajn i cili thuhet se u zhvillua në bashkëpunim me dizajnerin e modës Jae-Jung.

Dizajni është njëri nga aspektet që GT2 Explorer Master dallon nga telefonat e tjerë. GSMArena shkruan se ata e morën modelin Travel Trunk dhe se ajo e jep pamjen e një valixheje klasike.

Pjesa e pasme përbëhet nga një lëkurë ngjyrë gri, elemente ngjyrë kafe të bakrit dhe një kornizë të sheshtë metalike. Është një pajisje e ndërtuar në mënyrë solide edhe pse ka peshë prej 195 gramëve, transmeton Telegrafi.

Ka një ekran të sheshtë OLED me madhësi prej 6.7 inç me rezolucion FHD+ dhe me shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe një vrimë të vogël të vendosur në mes ku ndodhet kamera e selfie me sensor prej 16MP. Realme gjithashtu e sjell edhe butona të tjerë anash pajisjes ku ndodhet edhe butoni i shkyçjes.

Këto butona do të ju mundësojnë juve që të performoni disa veprime të caktuara kur ju luani në telefon, si për shembull gjatë ngasjes së veturës brenda lojës, por që nuk është çudi edhe nëse nuk i shihni ato pasi që nuk kanë ndonjë shenjë dalluese.

Brenda kutisë së telefonit gjenden një mbrojtëse e zezë prej silikonit, një rimbushës Realme me kapacitet prej 100W dhe një kabllo USB-C. Ana softuerike mbulohet nga vetë Realme UI 3.0 me Android 12, por pasi që kjo pajisje momentalisht është lëshuar ekskluzivisht për tregun kinez, nuk do të mund t’i keni në përdorim shërbimet e Google.

Ndërkohë GSMArena njofton se së shpejti do t’i tregojnë edhe specifikat shtesë të Realme GT2 Explorer Master. /Telegrafi/

Exit mobile version