Edhe pse modelet e reja të telefonave sikurse Samsung Galaxy S20 dhe Huawei P40 janë lansuar në treg tashmë, ato nuk janë të vetmet pajisje mobile të rangut premium që po gjenerojnë zhurmë në publik dhe interesim masiv të tregut.
OnePlus me sa duket ka poashtu një model të ri të telefonit, i cili nuk e ka marrë vëmendjen e njëjtë siç bëjnë Apple dhe Samsung, por gjithsesi se i njëjti ka një audiencë që po e ndjek këtë model hap pas hapi, deri në lansimin final të tij.
OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro, gjenerata e ardhshme e telefonave premium që pritet të vijnë nga prodhuesi i famshëm kinez, sapo kanë zbuluar specifikat e tyre.
Profili i famshëm i Twitter për rrjedhje të specifikave online, Ishan Agarwal ka publikuar një listë të specifikave të të dy telefonave, dhe ato sigurisht që duken mbresëlënëse.
Exclusive: They're coming! Here is the full specification list of the #OnePlus8 & 8 Pro. Seems like #OnePlus8Pro is gonna be a beast with 6.78" 120hz QHD+ Display and 48+48+8+5MP Camera Setup. Will have 30W Wireless Charging & IP68 Rating too. I'm so excited! #OnePlus8Series pic.twitter.com/j1AAo19q4J
— Ishan Agarwal (@ishanagarwal24) March 25, 2020
Së pari, OnePlus 8 thuhet se do të vijë me ekranin prej 6.55” full-HD Super-AMOLED me 90Hz refresh rate, dhe është krahasuar me Samsung Galaxy S20. Me 8GB apo 12GB of RAM, telefoni sjell procesorin Snapdragon 865 5G, kështuqë barazohet me Samsung dhe Huaëei sa i përket fuqisë së procesorit.
Me kamerë të pasme të katërfsishtë me 48MP, 16MP dhe 2MP dhe kamerën me 16MP për selfie, përdoruesit e tij sigurisht se do të jenë në gjendje të bëjnë fotografi shumë cilësore. Bateria e këtij modeli sjell 4,300mAh me 30W wireless, mes tjerash.
Ndërkaq, OnePlus 8 Pro ka specifika edhe më të mira. Ka RAM dhe procesor të njëjtë, por madhësia e ekranit është adaptuar në 6.78” me refresh rate që është zgjeruar në 120Hz.
8 Pro ka kamerë të pesëfishtë, dy kamera me nga 48MP, 8MP dhe 5MP në anën e pasme si dhe kamerën e njëjtë me 16MP për selfie. Poashtu edhe bateria prej 4,510mAh dhe IP68 standardi për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit e dallon atë nga modeli më standard. / Telegrafi /