Site icon Telegrafi

Specialja vazhdon hetimet në spitalin klinik të Manastirit

Dy hetues të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) nga mëngjesi i sotëm, përsëri kanë kryer hetime në spitalik klinik të Manastirit, ku verifikojnë dokumente që mund të lidhen me një tendet të Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me blerjen e pajsijeve mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i spitalit, Vasil Najdovski, tha për Tv Telma se hetuesit kanë ardhur zyrtarisht dhe dokumentacioni u është lënë për verifikim. Ata vetëm se e kanë shqyrtuar dokumentacionin.

Najdovski pohon se bëhet fjalë për disa prokurime publike për pajisje të aparatëve për rentgen, për të cilët ende paguhen para./Telegrafi/

Exit mobile version