Site icon Telegrafi

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Vendimi është marrë më 26 maj, ndërsa është publikuar në faqen zyrtare të Speciales këtë të enjte.

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saj në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor.

Lexo po ashtu Ekipit mbrojtës të Thaçit pritet t'i bashkohet edhe avokati Bislimi

Ndërkaq, Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm./Telegrafi/

Exit mobile version