Telegrafi

Specialja ua vazhdon paraburgimin Gucatit e Haradinajt

Udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, iu është vazhduar sërish masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale.

Kjo është bërë e ditur në një vendim të publikuar nga vetë Gjykata Speciale në faqen zyrtare.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka urdhëruar ndalimin e mëtejshëm të Nasim Haradinaj. Po ashtu gjykatësi ka bërë të ditur se Haradinaj mund të parashtrojë ankesë për lirim nga paraburgimi deri më 1 prill 2021.

Gjykatësi i Procedurës paraprake po ashtu e ka urdhëruar ZPS-në që të dorëzojë deklaratën e zyrtarëve policorë që kanë arrestuar, apo çfarëdo materiali sa i përket arrestimit të Haradinajt, deri më 12 mars 2021.

Në rastin e Hysni Gucatit, gjykatësi Guillou ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, dhe gjithashtu ka bërë të ditur se Gucati mund të paraqesë ankesë për lirim nga paraburgimi deri më 1 prill 2021. /Telegrafi/