Telegrafi

Specialja: U morën të dhëna nga sistemi i përgjimit në DSK të Maqedonisë

Prokuroria Speciale Publike ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me ardhjen e sotme të ekspertit Ericcson, për çështjen e sistemit të përgjimit në DSK, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij njoftimi, gjatë ditës së sotme, me ndihmën e ekspertit janë siguruar të dhëna nga serverët, sipas urdhërave gjyqësore. PSP-ja bën të ditur se lënda është në procedurë parahetimore dhe se tani për tani, nuk mund të jepen të dhëna shtesë.

Të dhënat e siguruara sot do të jenë lëndë analize dhe se gjetjet do të publikohen në kohën e duhur. Njiherit PSP-ja sqaron se zbatimi i urdhërit gjyqësor nga ana e ekspertit të jashtëm u mundësua nga Drejtori i DSK-së, ndërkaq garanca shtesë u dhanë nga Ministri i punëve të brendshme./Telegrafi/