Site icon Telegrafi

Specialja do të rikthehet, ambasadori amerikan në hollin e Kuvendit

Gjykata Speciale pritet të rikthehet në Kuvendin e Kosovës, mbase për t’u zhvleftësuar dhe shfuqizuar Ligji i më hershëm me anë të së cilit u themelua Gjykata Speciale.

Burime të Klan Kosovës kanë konfirmuar se ka një nismë që çështja e Gjykatës Speciale të rikthehet në Kuvendin e Kosovës. Ende nuk dihet nëse kjo temë do të futet në rend dite në këtë seancë (të së premtes) apo në seanca tjera.

Nuk dihet po ashtu ende se a janë mbledhur nënshkrimet për ta rikthyer në seancë çështjen e Gjykatës Speciale.

Në anën tjetër, kallxo.com raporton se ambasadori amerikan, Greg Delawie, është parë tek qëndron në hollin e Kuvendit të Kosovës, pak minuta pasi në ambientet e kuvendit është nisur iniciativa për rrëzimin e ligjit për gjykatën speciale.

Exit mobile version