Telegrafi

Specialja në Maqedoni nuk ka nevojë të kërkojë deklasifikim të fakteve

Koalicioni ”Të gjithë për gjykim të drejtë” ka përgatitur një analizë juridike për dispozitat e Ligjit për mbrojtje të informatave të klasifikuara dhe praktikës së Gjykatës së Shkupit, pas seancës së kaluar të lëndës ”Fortesa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni konstaton se nuk ka nevojë që PSP-ja të kërkojë deklasifikim të dëshmive, por avokatët duhet të kenë certifikatë sigurie që të mund t’i shqyrtojnë dëshmitë.

Koalicioni thotë se klasifikimi i informatave dhe nxjerrja e tyre para gjyqit sipas Ligji të procedurës penale nuk është aspak kontestues, nëse të gjithë pjesëmarrësit në procedurë kanë certifikatë sigurie./Telegrafi/