Viti 2016 për shkak të specifikave ishte cilësuar nga shumë kush ndër vitet më të rend të pas luftës. Madje një paralajmërim të tillë e pati dhënë vet kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar nga klasa politike që të përgatitet për këtë gjë. Kjo për faktin se në vjeshtën e këtij viti pritet të funksionalizohet Gjykata Speciale.
Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se Specialja mund ta trondit skenën politike.
Analisti Nexhmedin Spahiu nuk pret protesta masive ndaj veprimeve të Speciales. Krejt çka ai pret është përsëritja e skenave qe janë parë në rrugët e Prishtinës në këta muajt e fundit.
E, profesori universitar për çështje të sigurisë, Bejtush Gashi, thotë se politikisht është një vit i rënd. Megjithatë ai pret qe institucionet e sigurisë të menaxhojnë në mënyrë të suksesshme situatën e krijuar pas themelimit të Gjykatës.
Gashi thotë se situata e sigurisë mund të degradohet vetëm nëse ka një skenar politik. Ndërsa disponimi i klasës politike, sipas tij, nuk është për një gjë të tillë.
Profesori i sigurisë ka komentuar edhe molotovin drejtuar presidencës dhe Qeverisë.