Telegrafi

Specialja konfirmon bastisjet në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, nuk jep detaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar, është duke kryer bastisje sot që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

Cak i bastisjeve nga ZPS-ja kanë qenë shtëpitë e ish-këshilltareve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt. Ky i fundit në të kaluarën ka qenë edhe drejtor i AKI-së.

Lexo po ashtu Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

ZPS-ja ka konfirmuar për Telegrafin kryerjen e këtyre bastisjeve, derisa nuk është që ka shpalosur detaje të tjera.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

Lexo po ashtu Përveç Shalës - bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj

Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj. /Telegrafi/