Katër burrat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë. Por, ndaj tyre Prokuroria ka bërë kërkesë për vazhdim të paraburgimit, këtë informacion për Gazetën Express e ka konfirmuar prokurori special Sylë Hoxha.
Të apostrofuarit më lartë dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS. E për ta sot do të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.
Prokurori special Sylë Hoxha tha se vendimi i Gjykatës për paraburgim pritet të merret sot.
“Kërkesa është bërë i është dorëzu gjykatës, vendimi sot duhet mu marrë prej gjykatës”, tha Hoxha.
Lajmi për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë të madhemediatike në gjithë botën. Kthimi i tyre në atdhe u arrit me ndihëm e Amerikës. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).
Ndërsa, në ditët në vazhdim pritet që nga Siria të kthehen edhe kosovarë të tjerë.
“Vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha të shtunën drejtori i Policisë Rashit Qalaj.