Telegrafi

Specialja heton xhirollogari bankare të familjarëve të ish-funksionarëve të OBRM-PDUKM-së

Prokuroria Speciale Publike (PSP) është duke i shqyrtuar xhirollogaritë bankare të një pjese të anëtarëve të familjeve të ish-funksionarëve të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Po hetohet në një interval kohorë prej disa vitesh, kurse me kërkesë të PSP-së, bankat janë duke përgatitur raporte për transakcione të xhirollogarive aktive. Hetohet pranimi, pagesat, si edhe prejardhja e parave.

Edhe xhirollogaritë e mbyllura janë pjesë e këtij hetimi. PSP-ja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë informatë, duke u përgjigjur se nuk komentojnë procedura parahetimore./Telegrafi/