Agjencia e lajmeve Makfax raporton se Prokuroria Speciale Publike (PSP) është futur në NP “Posta e Maqedonisë”, ku janë kërkuar dokumente që lidhen me procedura para hetimore.
Sipas kësaj agjencie, PSP-ja ka vizituar edhe disa institucione tjera, nga ku ka marr të dhëna.
PSP-ja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë informacion, ndërsa Makfax shkruan se janë kërkuar dokumente të aspektit financiar dhe juridik./Telegrafi/