Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Skënder Hotin nga Malisheva.
Gucati ka thënë se është krenar me veprën dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë bërë një luftë të pastër dhe të drejtë.
“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkëluftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skënder Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skënderi dhe të gjithë ne jemi krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga Gjykata Speciale kanë arritur një numër i madh ftesash, disa prej të ftuarve kanë përfunduar fazën e parë të intervistimit./Telegrafi/