Telegrafi

Specialja fton ish ushtarin e UÇK-së nga Zona e Dukagjinit, Xhevdet Kelmendi

Xhevdet Kelmendi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën e Dukagjinit është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kelmendi këtë e ka konfirmuar në llogarinë e tij në Facebook ku ka thënë se sot ka marrë ftesë për intervestim në dhomat e posaçme në Hagë.

Ai nuk ka treguar se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Kelmendi ka qenë zëvendës komandant në Brigadën 136 Rugova dhe më vonë komandant i njësisë së ndërhyrjes së shpejt pranë Brigadës 136 Rugova në Zonën e Dukagjinit./Telegrafi/