Telegrafi

Specialja fton Fatmir Shehollin, nuk dihet në çfarë cilësie

Fatmir Sheholli është personi i radhës i ftuar nga Gjykata Speciale, i cili ka qenë pjesëtar i Sigurimit Shtetëror Serb (UDB), gjatë viteve të 90-ta.

Lajmin për pranimin e ftesës nga Gjykata Speciale, e ka pohuar vetë ish-pjesëtari i UDB-së.

“Po është e vërtetë se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Atje do të shkoj dhe do t’i mbrojë vlerat dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës në çfarëdo cilësie që jam ftuar”, ka thënë Sheholli në një prononcim për Klan Kosova.

Sheholli nuk ka treguar se a është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar ai ka thënë se atje [në Hagë] do të sqarohen të gjitha.