Site icon Telegrafi

Specialja fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Eset Ujkani, është i ftuari i radhës nga Specialja. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

Lexo po ashtu Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

“Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale. Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë!”, ka shkruar Gucati.

Ndërsa, gjatë së hënës kjo gjykatë i ka dërguar ftesë edhe ish Komandanti i Brigadës 121, njëherit deputet i AAK-së, Haxhi Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version