Telegrafi

Specialja me dhjetë dëshmitarë kundër Haradinajt dhe Gucatit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se përveç provave materiale kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të dëgjohen edhe dhjetë dëshmitarë.

Prokurori i Speciales këtë deklaratë e bëri gjatë seancës dëgjimore të drejtuar kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Përveç sasisë së provave që do të paraqiten në gjykim, ne kemi 114 zëra në listën tonë dhe kjo do të jetë pjesa kryesore e provave, lista e dëshmitarëve është e njëjta më atë që e kemi parashtruar më parë, pra 10 dëshmitarë”, tha prokurori.

Ndryshe, Nasim Haradinaj ka refuzuar të paraqitet në seancë, kurse avokati mbrojtës i tij deklaroi se ai është i pafajshëm për të gjitha akuzat./Telegrafi/