Site icon Telegrafi

Specialja dënoi Pjetër Shalën me 18 vjet burg, avokati: Nuk ka pasur prova e as bazë ligjore për një dënim të tillë

Avokati, Skender Musa, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shalës, me 18 vjet burgim është pa prova dhe nuk ka bazë ligjore.

Shala i njohur edhe si “Ujku”, u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë – të kryera në mes të 17 majit dhe 5 qershorit të 1999, në fabrikën e metaleve ë Kukës.

“Mendoj që nuk ka pasur prova dhe baze ligjore për të shqiptuar një dënim të tillë, madje edhe për të shpallur fajtor zotin Shala lidhur me akuzuar që iu kanë veshur. Përndryshe në rast se do të kishte prova dhe do të vërtetohet se e ka kryer veprat penale, nëse merret praktika e Gjykatës së Hagës, por edhe praktikat e gjykatave të Kosovës, kur po shpallen fajtore dhe po dënohen ish-pjesëtarë të ushtrisë serbe për krimet që i kanë kryer në Kosovë, prapë se prapë është i lartë”, ka thënë Musa në RTVDukagjin.

Ai kritikoi gjithashtu pretendimet e Gjykatës Speciale se UÇK-ja është “ndërmarrje përbashkët kriminale”, duke i cilësuar si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Kjo është shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale për shkak se ky është akuzuar si individ dhe asnjë person nuk është i akuzuar në bashkëkryerje me këtë person. Dhe këtë term si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, është ajo pjesa që gjithë opinion duke na përfshirë edhe ne juristëve dyshojmë më tepër ka motive politike se sa që ka asket juridike dhe drejtësi. Ky dënim vetëm sa e forcon bindjen tonë si qytetarë se kjo gjykatë nuk është duke vepruar drejte më ushtarët e UÇK-së”, ka shtuar Musa.

Lexo po ashtu Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant "Ujku"

Më tej Musa ka thënë se ky vendim duhet të dërgohet nga Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Kjo pasi sipas tij, mund të ndryshojë rrënjësisht vendimi i shkallës së parë.

“Duhet të punohet shumë në rastin e zotit Shala për Gjykatën e Apelit, pasi ky vendim mund të atakohet fuqishëm dhe mund të ndryshojë. Ose çështja mund të kthehet në rigjykim sepse pavarësisht vendim të shkallës së parë, vendimi i Apelit i analizojnë shkelet procedurale edhe mos e provuarit e drejtë, mos peshimin e provave në mënyrë të drejtë…”, ka thënë Musa.

Exit mobile version