Gjykata Speciale ka caktuar datën për seancën e ardhshme ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Speciales.
Seanca do të mbahet më 30 prill në ora 11:00, kështu u bë e ditur nga një njoftim i Dhomave të Specializuara.
Gjykatësi i procedurës paraprake me këtë rast ua ka caktuar avokatëve të tyre datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave.
Seanca në fjalë do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes.