Site icon Telegrafi

Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

Gjykata Speciale e ka bastisur në mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati Artan Qerkini.

“Mund të konfirmoj vetëm bastisjen te Blerim Shala”, tha shkurtimisht ai.

Lidhur me bastisjen, Telegrafi ka dërguar pyetje në ZPS, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Ndërkaq në media është raportuar se përveç bastisjes së shtëpisë së Blerim Shalës, Specialja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku e ka quajtur këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj. /Telegrafi/

Exit mobile version