Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dorëzuar ankesa për 20 vendime të Këshillit Gjyqësorë të cilat refuzuan ankesat e PSP-së për paraburgim ose për masën e kujdesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janë ankimuar vendimet për ”TNT”, ”300”, ”Tenderi”, ”Trajektorja”, ”Total” dhe ”Titanik 3”, për të cilat u vendos që të akuzuarve t’u merret vetëm pasaporta. Bëhet fjalë për Vlladimir Peshevskin, ish-zv.kryeministër, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-ministre, Toni Trajkovskin, kryetar i Gazi Babhës, gazetarin Dragan Pavlloviq-Llatas.
Janë ankimuar edhe vendimet për lëndët ”Tortura” dhe për ”Titanik 2”. Gjatë ditës do të ankimohen edhe vendimet për ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”, ku të akuzuar janë Sasho Mijallkov dhe Goran Grujoski.
Ankesë do të dorëzohet edhe për lëndën ”Titanik” ku të akuzuar janë krekrët e OBRM-PDUKM-së. Të gjitha ankesat janë dorëzuar në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/