Specializantët privat sot në orën 11 do të mbajnë protesta të qeta para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për rritje të kompensimit mujor, sigurimin shëndetësor dhe rregullimin e statusit të punës, paralajmëroi Shoqata e mjekëve specializantë.
Siç informojnë nga Shoqata, kërkesat e tyre deri tek ministri i Shëndetësisë me rritjen e kompensimit mujor i cili, siç theksojnë tani është 26.000 denarë në nivelin e pagës mesatare momentale në vend dhe harmonizimi i mëtutjeshëm i pagës së tyre me pagën mesatare në vend.
Shoqata kërkon që të gjithë specializantët privatë të marrin sigurim shëndetësor dhe t’ju rregullohet statusi i punës, sepse siç paralajmërojnë, për momentin llogariten si persona të papunë, me marrëveshjen në vepër, pa stazh gjatë gjashtë viteve të specializimit.