Site icon Telegrafi

Specializantët para Kuvendit, kërcënojnë me grevë urie

Dhjetëra specializantë nga fusha të ndryshme, të papunë, kanë protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të ndahet një pjesë e buxhetit për ta në mënyrë që të angazhohen në profesionin e tyre.

Arben Ademi, përfaqësues i specialistëve të pa punë, ka paralajmëruar futjen në grevë urie në rast se nuk ju përmbushen kërkesat.

“E kemi zhvendos protestën prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe kemi ardhur këtu para Kuvendit. Për arsye se sot mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi në agjendën e së secilës jemi edhe ne. Thjesht kemi ardhur me i sensibilizu deputetët që me na përkrahë në mënyrë që me na nda një pjesë të buxhetit për punësim. Kërkesa jonë e vetme mbetet punësimi. Për arsye se tani dihet që disa herë që kemi shumë vite që jemi pa punë”, tha Ademi.

Ai ka treguar se disa herë janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në vazhdimësi kanë marrë premtime, por që deri tani nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.

“Nëse eventualisht nuk ndodh një gjë e tillë protestat tona do të vazhdojnë. Kemi paralajmëruar edhe me grevë urie“, tha Ademi.
S
ipas tij, 120 specialistë janë të papunë të cilët kanë protestuar edhe më parë madje me 4 prill të këtij viti ata kishin bllokuar edhe hyrjen në Ministri të Shëndetësisë.

Exit mobile version