Site icon Telegrafi

Specialiteti i ushqimeve të egra në Zelandën e Re

Por, specialiteti më bizar që pritet të sherbet sivjet është kokteji me spermë kali.
Një gotë e këtij kokteji pritet të kushtojë rreth 7 euro.

“Kuajt janë testetron i pastër. Gati nuk kanë kolesterol fare dhe qëllimi është të ta pish koktejin me një gëllënkë dhe ta ndiesh shijen brenda në stomak”, thotë pronarja e kalit vrapues nga Christchurchi, Lindsay Kerslake.

Organizatori i festivalit Mike Keenan thotë se nuk do t’i provojë sivjet koktejet. “O Zot jo. Kjo përfundimisht nuk është për mua, por habiteni se sa njerëz kanë kërkuar nga një gotë kokteji të tillë”, tha ai.

Ai më trimi do ta pijë spermën e kalit të pastër, ndërsa do të ketë edhe kombinime me liker nga qershia. Procesi i fitimit të spermës së kalit thuhet se është plotësisht i pastër dhe i sigurt.
Ky festival promovohet si “përvoja më bizare e kuzhinës” në Zelandën e Re ndërsa ka një vend edhe në listën Rommer të 300 festivaleve botërore që ia vlejnë të vizitohen. /Telegrafi/
 

Exit mobile version