Site icon Telegrafi

Specialistët dhe stomatologët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (Video)

Mjekët specialist dhe stomatologët janë mbledhur për një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak, siç thonë, të shprehin revoltën e tyre për mos plotësimin e kërkesave që i paraqitën para këtij institucioni.

Sipas stomatologëve, është dashur që edhe këta të gjenden në grupin e mjekëve në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë iu ka caktuar rritjen e pagave.

Lexo po ashtu Filipçe: Mjekët dhe motrat medicinale nga shtatori për pesë për qind do të marrin pagë më të madhe

Ndërsa më herët Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se nga shtatori pagat e punëtorëve të shëndetësisë do të rriten për pesë për qind./Telegrafi/

Exit mobile version