Telegrafi

Specialët mbrojnë Kishën në hapësirën universitare

“Duke pasur parasysh se ka pasur disa incidente gjatë të cilave janë sulmuar monumente që i përkasin komunitetit serb, është parë e arsyeshme që të ketë prani të shtuar, për të evituar ndonjë incident të mundshëm”, ka thënë Borovci.

Grupe të policëve kanë mbajtur në vigjilencë situatën në këtë objekt që simbolizon të kaluarën e regjimit serb dhe që disa herë ka qenë objekt i sulmeve në vitet e pasluftës.

Pas rrënimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë ka pasur disa sulme ndaj simboleve të komunitetit serb në Kosovë. /Telegrafi/