Site icon Telegrafi

Speciale – Filmat më të pritur për vitin 2018, që do jenë premierë në Cineplexx (Foto/Video)

Viti 2017 ishte një nga vitet më të mira për adhuruesit e filmave. Plot filma të zhanreve të ndryshme, e ku spikatën natyrisht filma si “The Fate of Furious” dhe “Fifty Shades Darker” me shikueshmërinë e lartë. 

Megjithatë, viti 2018 do të jetë një vit unikal për maniakët e filmave, ata që mbrëmjet i kanë të vonshme, e mëngjeset e hershme duke u koncentruar në ngjarjet që portretizimin si në kinematografinë hollywoodiane nuk arrijnë ta gjejnë diku tjetër.

Telegrafi në bashkëpunim me Cineplexx për këtë fundvit sjellë listën e filmave më të pritur për vitin 2018, të cilat do të shfaqen në kinemanë më të madhe në vend me 6 salla, e që është shndërruar në atraksionin kryesor tuajin, familjes tuaj dhe shoqërisë.

Maze Runner: The Death Cure

Premiera në SHBA: Janar, 2018
Regjisor: Wes Ball
Skenaristë: T.S. Nowlin (skenari), James Dashner (autor i novelës “Death Cure”).
Yjet: Walton Goggins, Kaya Scodelario, Dylan O’Brien.

Heroi i ri Thomas nisë misionin e ri për të gjetur ilaçin e një sëmundje vdekjeprurëse e njohur si “Flare”. Në pjesën finale të “The Maze Runner Saga”, Thomas udhëheqë grupin e Gladerëve që ikën drejt misionit të tyre të fundit dhe më të rrezikshëm. Që të shpëtojnë shokët e tyre, ata duhet që të depërtojnë në qytetin e fundit legjendar, një labirint që mund të dalë labirinti më vdekjeprurës nga të gjithë. Ata që do t’i dalin të gjallë do të gjejnë përgjigje në pyetjet që ata i kanë bërë që prej se kanë arritur në labirint. A do t’ia dalin Thomas dhe ekipi i tij të dalin të gjallë? Apo do t’ia dalë në fund Ava Paige në rrugën e saj?

 

Fifty Shades Freed

Premiera në SHBA: 9 shkurt, 2018
Regjisor: James Foley
Skenaristë: E.L. James (novela), Niall Leonard (skenari)
Yjet: Dakota Johnson, Jamie Dornan, Arielle Kebbel

Duke besuar se ata kanë lënë të kaluarën e tyre prapa, të sapo martuarit Christian dhe Ana shijojnë një lidhje të pashpjegueshme të një jete plot luks. Por, teksa ajo thellohet në rolin e saj të Mrs. Grey dhe relaksohet në një stabilitet jo të zakonshëm, rreziqe të reja mund të pengojnë fundin e tyre të lumtur para se ai të fillojë.

 

Black Panther

Premiera në SHBA: 16 shkurt, 2018
Regjisor: Ryan Coogler
Skenaristë: Ryan Coogler (skenari), Joe Robert Cole (skenari)
Yjet: Chadwick Boseman, Michael B. Jordan, Lupita Nyong’o

Pas ngjarjeve në “Captain America: Civil War”, Mbreti T’Challa kthehet në shtëpi në shtetin rekluziv dhe teknologjikisht të avancuar të Wakandas për t’i shërbyer vendit si lideri i ri. Sidoqoftë, T’Challa së shpejti e kupton se ai sfidohet për fronin nga fraksionet brenda vendit të tij. Kur dy spijunë tentojnë të konspirojnë dhe të shkatërrojnë Wakandan, heroi i njohur si Black Panther duhet të bashkëpunojë me agjentin e CIA-s, Everett K. Ross dhe antarë të tjerë të Dora Milaje, forcave speciale të Wakandas – në mënyrë që të parandalojnë fillimin e një lufte botërore.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Cineplexx !

Tomb Raider

Premiera në SHBA: 16 mars, 2018
Regjisor: Roar Uthaug
Skenaristë: Geneva Robertson – Dworet (skenari), Alastair Siddons (skenari).
Yjet: Alicia Vikander, Walton Goggins, Hannas John – Kamen

Lara Croft është vajza e frikshme e pavarur e një aventuristi të çmendur që u zhduk kur ajo ishte një adoleshente. Tash, një vajzë e re 21 vjeçare pa ndonjë fokus ose qëllim, Lara navigon në rrugët kaotike të Londrës Lindore plot trend si një koriere e biçikletave, duke siguruar me vështirësi qeranë dhe duke shkuar në kolegj, ku rrallë i ndjekë ligjëratat. E përkushtuar që të shkojë deri në fund në rrugën e saj, ajo refuzon që të udhëheqë perandorinë e lënë nga babai i saj duke refuzuar kështu edhe idenë që ai është një e shkuar e harruar. E këshilluar që të ndjekë faktet dhe të shkojë përpara pas shtatë viteve pa të, edhe Lara nuk mund të kuptojë se çka po e shtynë atë që të zgjidhë enigmën e vdekjes së tij misterioze. Duke shkuar në mënyrë eksplicite kundër dëshirave të tij për të, ajo largohet nga gjithçka që di prapa saj në kërkim të destinacionit të fundit të ditur për babain e saj: Një varr i sajuar në një ishull mitik që mund të jetë diku në brigjet e Japonisë. Por, misioni i saj nuk do të jetë i lehtë – vetëm arritja në ishull do të jetë e rrezikshme. Rastësisht, gjërat nuk do të ishin kurrë më në rrezik për Laran, që kundër krejt parashikimeve dhe e armatosur vetëm me mendjen e saj të mprehtë, me besim të verbër dhe shpirt kokfortë – duhet të mësojë që të çojë veten përtej kufijve të saj teksa ajo udhëton drejt të panjohurës. Nëse ajo i shpëton kësaj aventure të rrezikshme, mund të jetë gjithçka për të, duke ia siguruar edhe emrin Tomb Raider.

 

Pacific Rim Uprising

Premiera në SHBA: 23 mars, 2018
Regjisor: Steven S. DeKnight
Skenaristë: Travis Beacham (bazuar në karakteret që krijoi), Steven S. DeKnight (skenari).
Yjet: Scott Eeastwood, Tian Jing, Adria Arjona.

Jake Pentecost, i biri i Stacker Pentecost, ribashkohet me Mako Morin që të udhëheqë një gjeneratë të re të pilotëve Jaeger, përfshirë rivalin Lambert dhe hakerin 15 vjeçar Amara, kundër një rreziku të ri Kaiju.

 

X-Men: Dark Phoenix

Premiera në SHBA: 2 nëntor, 2018
Regjisor: Simon Kinberg
Skenaristë: John Byrne (komedia: “The Dark Phoenix Saga”), Chris Claremont (komedia: “The Dark Phoenix Saga”).
Yjet: Jennifer Lawrence, Jessica Chastain, James McAvoy.

Jean Grey fillon të zhvillojë fuqi të pabesueshme që korruptojnë dhe e kthejnë atë në Dark Phoenix (Feniks të Errët). Tash X-Men do të duhet që të vendosë nëse jeta e një antari të ekipit është më me vlerë se sa e të gjithë njerëzve të botës.

 

Avengers: Infinity War

Premiera në SHBA: 4 maj, 2018 (SHBA)
Regjisorë: Anthony Russo, Joe Russo
Skenaristë: Jack Kirby (autor i komedisë), Christopher Markus (skenari)
Yjet: Tessa Thompson, Chris Hemsworth, Tom Hiddleston

Avengers duhet të bashkohen sërish për të luftuar titanin e marrosur “Thanos” teksa ai tenton të lokalizojë “gurët e fundit të pakufishmërisë”.

 

Solo: A Star Wars Story

Premiera në SHBA: 25 maj, 2018
Regjisor: Ron Howard
Skenaristë: Jon Kasdan (skenari), Lawrence Kasdan (skenari)
Yjet: Emilia Clarke, Woody Harrelson, Thandie Newton

Han Solo dhe Chebacca shkojnë në aventurë para bashkimit me Rebellionin, përfshirë përplasjet e hershme me Lando Calrissianin.

 

Deadpool

Premiera në SHBA: 1 qershor, 2018
Regjisor: David Leitch
Skenaristë: Rob Liefeld (karakteret), Fabian Nicieza (karakteret)
Yjet: Brianna Hildebrand, Morena Baccarin, Ryan Reynolds

Pasi i shpëtoi një sulmi fatal, një barmen i shpërfytyruar kafeterie (Wade Wilson) vuan që të plotësojë ëndrrën e tij që të bëhet barmeni më seksi i Mayberryt teksa ai po mësonte se si të përballonte me sensin e humbur të shijes së tij. Në kërkim të që gjejë kuptimin e jetës, Wade duhet të luftojë ninxhat, akuzat dhe një grumbull të kanineve seksualisht agresive, teksa ai udhëton në botë për të eksploruar rëndësinë e familjes, shoqërisë dhe aromës – duke gjetur shijen e re për aventurë dhe duke fituar titullin e shumëkërkuar të barmenit të kafeneve si “Më i miri i Botës në Dashuri”.

 

Jurassic World: Fallen Kingdom

Premiera në SHBA: 22 qershor, 2018
Regjisor: J.A. Bayona
Skenaristë: Colin Trevorrow, Derek Connolly
Yjet: Bryce Dallas Howards, Chris Pratt, Jeff Goldblum

Seria e pestë e Jurassic Park vjen në qershor të vitit të ardhshëm, kurse shumë pak dihet për këtë film. Më 22 nëntor u lansua një klip gjashtë sekondash që tregon karakterin e Oëwen në këtë film. Traileri zyrtar pritet të lansohet më 7 dhjetor. (do të plotësohet pas trailerit).

https://www.youtube.com/watch?v=Bi0mRXrcfK4

 

Ocean’s Eight

Premiera në SHBA: 8 qershor, 2018
Regjisor: Gary Ross
Skenaristë: Olivia Milch, Gary Ross
Yjet: Samantha Cocozza, Cate Blanchett, Anne Hathaway

Motra e Danny Ocean’s, Debbie, tenton që të lë gjurmë në met Gala duke bërë plaçkitje të madhe në këtë ceremoni. Ndalesa e saj e parë është që të krijojë ekipin e përkryer: Lou, Rose, Daphne Kluber, Nine Ball, Tammy Amita dhe Constance.

https://www.youtube.com/watch?v=pl9ax2-iLmU

 

The Nun

Premiera në SHBA: 13 korrik, 2018
Regjisor: Corin Hardy
Skenaristë: Gary Dauberman
Yjet: Taissa Farmiga, Bonnie Aarons, Demian Bichir

Një prift i quajtur i ati Burke dërgohet në Romë për të hetuar vdekjen misterioze të një murgeshe.

https://www.youtube.com/watch?v=4-ea_2jelYM

 

Ant-Man and the Wasp

Premiera në SHBA: 6 korrik, 2018
Regjisor: Peyton Reed
Skenaristë: Chris McKenna (skenari), Erik Sommers (skenari)
Yjet: Michelle Pfeiffer, Walton Goggins, Evangeline Lilly

Pas “Captain America: Civil War”, Scott Lang vuan pasojat e zgjedhjeve të tij në dyja rastet si Super Hero dhe si baba. Teksa ai vuan që të ri-balancojë jetën e tij familjare me përgjegjësitë e tij si Ant-Man, ai konfrontohet nga Hope van Dyne dhe Dr. Hank Pym me një mision të ri urgjent. Scott duhet sërish të bart veshjen e tij serioze dhe të mësojë të luftojë përkrah The Wasp, teksa ekipi punon së bahsku për të zbuluar fshehtësitë e të kaluarës së tyre.

 

M:I 6 – Mission Impossible

Premiera në SHBA: 27 korrik, 2018
Regjisor: Christopher McQuarrie
Skenaristë: Bruce Geller (seria televizive), Christopher McQuarrie
Yjet: Henry Cavill, Tom Cruise, Rebecca Fergusson

https://www.youtube.com/watch?v=8EnbJoz4tdg

 

Incredibles 2

Premiera në SHBA: 15 qershor, 2018
Regjisor: Brad Bird
Skenarist: Brad Bird
Yjet: Sauel L. Jackson, Holly Hunter, Catherine Keener

Bob Parr (Mr. Incredible) lihet që të kujdeset për Jack-Jack përderisa Helen (Elastigirl) është duke u preokupuar për të shpëtuar botën.

 

Johnny English 3

Premiera në SHBA: 12 tetor, 2018
Regjisor: David Kerr
Skenaristë: Neal Purvis (karaktere), Robert Wade
Yjet: Olga Kurylenko, Rowan Atkinson, Jake Lacy

Johnny English rikthehet në një tjetër mision për të shpëtuar botën.

https://www.youtube.com/watch?v=EDvZrNJ_fUA

 

Fantastic Beasts: The Crimes of Grindewald

Premiera në SHBA: 16 nëntor, 2018
Regjisor: David Yates
Skenariste: J.K. Rowling (skenari)
Yjet: Ezra Miller, Johnny Depp, Zoe Kravitz

Kjo është seria e dytë e “Fantastic Beasts” që e ndjekë aventurën e Newt Scamander.

 

Bumblebee

Premiera në SHBA: 21 dhjetor, 2018
Regjisor: Travis Knight
Skenarist: Christina Hodson
Yjet: Hailee Steinfeld, Pamela Adlon, John Cena

Në vitin 1987 Bumblebee arrin si refugjat në brigjet e një qyteti kalifornian. Charlie, e cila do të mbushte 18 vjeç tenton të gjejë një vend në botë, por e gjenë Bumblebeen, të gërvishur nga betejat dhe të thyer.

 

Të gjithë 18 filmat në këtë përmbledhje të veçantë në prag të një viti spektakolar kinematografik do të shfaqen si PREMIERA në Cineplexx, në qendrën Albi Mall në Prishtinë.

Eksperienca e filmave më të mirë të vitit si premiera mund të përjetohet në gjashtë salla unike me zërim bashkëkohor, tipike për kinematë në SHBA dhe Evropë.

Cilin prej këtyre filmave sipas jush është më i miri, e mezi prisni ta shihni në Cineplexx? 2018 po vjen…

/Telegrafi/

Exit mobile version