Site icon Telegrafi

Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi normal

Ky spec ka 1.359/000 njësi ‘Scoviell’ i cili matë praninë e ‘kapsaicinit’ prej të cilit vjen edhe djegësi në spec. Kapsaicinoidët varen në receptorët që masin nxehtësinë. Receptorët e aktivizuar dërgojnë sinjal në tru, pas kësaj truri aktivizon reagimin e organizmit, i cili ndryshon prej personit në person, ndërsa manifestohet me puls të përshpejtuar, djersitje, lirim të endrofinës etj.

Sa për krahasim, speci më i njohur djegës në botë ‘jalapeno’ përmban vetëm 2500 deri në 5000 njësi ‘Scoviell’, që është 270 herë më pak, derisa speci djegës që mbante rekordin e deritashëm ‘bhut jolokia’ ka 1.001.304 njësi dhe ka qenë e regjistruar në librin e rekordeve ‘Guinness’.

Rritësi i këtij speci vrasës Gerald Fowler tha “Kjo është e dhimbshme po që se e han. Ua mpin gjuhën, ndërsa ua djeg lukthin. Nxehtësia që shkakton mund të zgjasë deri në një orë dhe gjatë asaj kohe nuk keni vullnet të flisni me askënd dhe të mos bëni asgjë. Por nxit edhe një lloje vërshimi të çuditshëm të endorfinës, ju bën të ndiheni për mrekulli!”.
Ndërsa kështu duket njëri nga testimet e Naga Viperit të postuar në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version