Vitamina C apo ndryshe acidi askorbik , antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon në mbajtjen e trupit në formë duke forcuar indin lidhës, i cili përfshinë kockat, enët e gjakut dhe lëkurën. Është gjithashtu e nevojshme për rritjen, zhvillimin dhe riparimin e të gjitha indeve të trupit.
Është i përfshirë në shumë funksione të trupit, duke përfshirë formimin e kolagjenit, thithjen e hekurit, sistemin e imunitetit, shërimin e plagëve dhe ruajtjen e kërcit, eshtrave dhe dhëmbëve.
Edhe pse frutat citrik janë të njohur për përmbajtje të lartë të vitaminës C, nga një portokall mesatar marrim 69.7 mg e cila është sasi më e vogël në krahasim shumë fruta dhe perime të tjera të zakonshme.
Speci i kuq
Speci i kuq jep 107.8 mg vitaminë C ,ndërsa hulumtuesit nga Universiteti Buffalo zbuluan se kapsaicina, përbërës i cili e bën specin e kuq të djegës, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve dhe muskujve.
Speci jeshil
Një filxhan spec i gjelbër i copëtuar përmban më pak vitaminë C, por në 120 mg, është akoma 200 për qind e sasisë të rekomanduar ditore. Speci i gjelbër është gjithashtu një burim i mirë i fibrave.
Brokoli
Një degë me brokoli me madhësi të grushtit siguron 132 mg vitaminë C dhe atë për vetëm 30 kalori. Plus, hulumtimet tregojnë se brokoli mund të ketë efekte parandaluese të kancerit.
Luleshtrydhet
Një filxhan me luleshtrydhe përmban 84.7 mg të vitaminës C, plus doza të shëndetshme të folatit dhe komponimeve të tjera të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës. Një përfitim tjetër nga luleshtrydhet? Ato mund t’ju ndihmojnë të zbardhni dhëmbët natyrshëm.
Lulelakra
Nëse e keni pjekur, avulluar ose copëtuar një kokë të vogël me lulelakër ju jep një dozë 127.7 mg të vitaminës C, plus 5 gram fibra dhe 5 gram proteina.
Lakra e Brukselit
Këto lakra janë të ngarkuar me fitonutrient dhe fibra të cilat e parandalojnë kancerin, për të mos përmendur 74.8 mg të vitaminës C. Nëse nuk ju pëlqen shija e tyre e hidhur, sillni ëmbëlsinë natyrale duke i pjekur ato.
Ananasi
Përveç 78.9 mg vitaminë C, ananasi përmban bromelain, një enzimë që ndihmon tretjen e ushqimit i cili ndikon në zbërthimin më të shpejtë të ushqimit në mënyrë që të zvogëlohet fryrja. Bromelain gjithashtu vepron si një anti-inflamator natyror që mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni më shpejtë pas një stërvitjeje të vështirë. /Telegrafi/