Site icon Telegrafi

SPB-Tetovë: Shqiptohen 20 masa për tejkalim të shpejtësisë

SPB Tetovë njofton se në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit janë shqiptuar 20 masa për tejkalim të shpejtësisë.

“Dje (28-prill) në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë gjobitur gjithsej 28 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar.

Nga këto, 20 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-9 dhe GV-11), nga të cilat 1 shofer (TE) ka tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar për më shumë se 70 kilometra në orë, 4 (TE) me më shumë se 50 kilometra në orë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë konstatuar 8 (TE) tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim. Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara ligjore” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

SPB-Tetovë, shtojnë nga atje, u bënë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe kufizimeve në rrugë dhe në këtë mënyrë të gjithë të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt./Telegrafi/

Exit mobile version