Në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, sot është kryer kontroll i intensifikuar aksionar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar dhe janë sanksionuar 147 shoferë.
Prej tyre 63 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë.
Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura.
Kontrollet e trafikut të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.