Site icon Telegrafi

SPB Tetovë: Për një muaj 200 persona janë sanksionuar për vozitje pa patent shoferi

Gjatë këtij muaji, deri më sot (26-tetor) në zonën e SPB-Tetovë, gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 200 persona (TE-164 dhe GV-36) të cilët drejtonin automjetet pa kaluar provimin për Patentë shoferi dhe pa një leje të vlefshme për këtë. Në nëntë muajt e fundit të këtij viti, numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar në këtë fushë ishte 1653 (TE-1219 dhe GV-434).

Nga SPB Tetovë thonë se bëhet fjalë kryesisht për persona më të rinj që drejtonin kryesisht automjetet, edhe pse nuk kishin kaluar më parë trajnimin teorik dhe praktik dhe nuk e kanë kaluar provimin e detyrueshëm për patentë shofer.

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitë parashtresë me gjobë në para prej 250 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe pronarëve të automjeteve që u kanë dhanë për të drejtuar, edhe pse e dinin se nuk kishin patent shofer”.

“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë vazhdimisht zbaton kontrolle të rregullta dhe veprimi në
të cilat përqendrimi, përveç gjërave të tjera, janë të ashtuquajturit shoferë “të egër” dhe apelon që të mos ulen në timon pa kaluar provimin për patentë shoferi. Sepse shoferët e pa trajnuar vënë në rrezik veten e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Kjo vlen veçanërisht për adoleshentët e rinj që ngasin shumë shpejt dhe drejtpërdrejt kërcënojnë sigurinë e përgjithshme të trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version