Site icon Telegrafi

SPB-Tetovë: Në tre muajt e fundit janë shqiptuar 706 gjoba

Në tre muajt e fundit të këtij viti në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Tetovë janë shqiptuar gjithsej 706 gjoba për drejtim pa patentë shoferi apo patentë të vlefshme (TE-563 dhe GV-143).

“Kemi të bëjmë kryesisht të rinj të moshës 17 deri 35 vjeç, të cilët kryesisht drejtojnë automjete dhe motoçikleta, si dhe në disa raste kamionë. Të gjithë shkelësit janë sanksionuar në mënyrë adekuate me parashtresa adekuate ligjore dhe gjobitje në para.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri u bën apel sidomos të rinjve që të mos ulen pas timonit pa kaluar më parë provën për patentë shoferi, sepse mbi të gjitha ata vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe se gjithashtu ata do të përballen me parashtresa dhe gjoba, kurse për këtë lloj të kundërvajtjes, sipas nenit 225 të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, është paraparë gjobë me vlerë prej 250 euro në kundërvlerë me denarë”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Nga atje shtojnë gjithashtu se sipas ligjit do të përgatitet parashtresë adekuate edhe për pronarët të cilët do tu japin automjetet e tyre (udhëtar, motoçikleta dhe të tjera) personave të cilët nuk kanë patentë shofer./Telegrafi/

Exit mobile version