SPB Tetovë njofton se në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (21-maj) në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 22:00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shkelje (TE-28 dhe GV-24), shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 35 (TE-22 dhe GV-13) dhe 1 (GV) motoçikletë me datë të skaduar të lejes së qarkullimit, 5 (GV) me polisë sigurimi të skaduar dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) pa patentë shoferi, si dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) kundërvajtje të tjera rrugore.
“Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë ankesa përkatëse. SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë të rënda, dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës”, thonë nga SPB Tetovë.