Site icon Telegrafi

SPB Tetovë: Ka rritje të denoncimeve të mashtrimeve në internet, qytetarët të mos bien pre e tyre

SPB Tetovë ka dalë me një njoftim, në të cilin iu bënë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve në internet.

Nga SPB Tetovë thonë se ditëve të fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për keqpërdorim të të dhënave personale.

“Kohëve të fundit ka një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që denoncojnë ankesë apo keqpërdorim të të dhënave personale në SPB-Tetovë, në mënyrë të tillë
që përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram pranojnë një link ku shfaqen profilet e miqve e tyre në këto në rrjetet sociale dhe kërkohet që të klikojnë në
adresën e linkut dhe t’i votojnë për arsye të ndryshme fiktive apo oferta për përfitime nëpërmjet kriptomonedhave dhe bitcoin, njësoj si rastet përmes mesazheve SMS për shërbimet postare”.

“Në këtë mënyrë, të dhënat e tyre vidhen dhe fjalëkalimi i profilit ndryshohet shpejt dhe pronarit i mohohet qasja në profilin e tij, shpesh kërkohen të dhënat personale dhe të dhënat e transaksioneve bankare dhe një sërë mënyrash të tjera të paligjshme dhe përmes shantazhit për të përfituar përfitime financiare”.

“SPB-Tetovë apelon qytetarët që të mos iu nënshtrohen gabimeve të tilla, pa u konfirmuar më parë personalisht se çfarë kërkon miku prej tyre, në të kundërtën të raportojnë menjëherë profilet e tilla si spam, për të shmangur dëme më të mëdha financiare, sepse në këtë mënyrë dëmi bëhet si rrjet dhe nëpërmjet profilit tuaj mund të dëmtohen miqtë ose të familjarë tuaj më të afërt”, thonë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version