Policia e Tetovës njofton se gjatë protestës së sotme në qytet dhe në Reçicë të vogël ka policë të plagosur, si dhe persona të ndaluar në mesin e protestuesve.
“Efektivët e policisë të SPB Tetovë arrestuan dy persona, një 52-vjeçar nga Tetova dhe një 31-vjeçar nga Kërçova, për shkak të përfshirjes së tyre në protestën e sotme. Katër policë u plagosën lehtë”, njofton zëdhënësi Marjan Josifoski.
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, të cilat do të pasohen me parashtresa përkatëse.