Site icon Telegrafi

SPB Tetovë: Gjobiten 34 drejtues automjetesh për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha

Sot Policia e Tetovës ka ndërmarrë një aksion kontrolli kundrejt drejtuesve të automjeteve që nuk respektonin këmbësorët në vijat e bardha. Ky aksion ka zgjatur rreth 4 orë dhe janë vendosur plot 34 gjoba kundrejt shoferëve që nuk kanë respektuar këmbësorët, po ashtu janë vendosur dhe 30 gjoba të tjera për sanksione të ndryshme të kodit rrugor.

“Sot (14.03.2023), në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 14:00, në zonën e rajonit të Tetovës është kryer aksion kontroll i drejtuesve të mjeteve për të parë se sa respektojnë obligimet e tyre ndaj këmbësorëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 34 drejtues mjetesh (TE-28 dhe GV-6) të cilët nuk u kanë lënë përparësi këmbësorëve, përkatësisht nuk kanë respektuar këmbësorët, kryesisht (TE-28) në vendkalimet e shënuara të këmbësorëve”.

“Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 30 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-23 dhe GV-7). Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresat e parapara, ndërsa gjobat për këtë lloj kundërvajtje në komunikacion variojnë nga 20 deri në 250 euro në denarë”, thuhet në njoftim e MPB-së.

Exit mobile version