Të enjten rreth orës 10:00, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll në një automjet, në pronësi të 31-vjeçarit G.G. nga Çegrani i Gostivarit, i cili po vuante dënimin me burg.
“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë”.
“Kundër G.G. pas dokumentimit të plotë të çështjes do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.