Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 52 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishe denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.
“Dje (20-shtator) në ora 17:30 efektivët e policisë të SPB-Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar, kanë privuar nga liria 52-vjeçarin A.S. nga Gostivari, i cili kishte qen i raportuar një orë më parë nga gruaja e tij 37-vjeçare me të cilën nuk kishin kurorë, se i njëjti kishte treguar sjellje agresive në apartamentin e saj dhe se e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë”.
“Janë ndërmarrë masat për të zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.