Dje pasdite janë arrestuar tre persona pasi që tek ato janë zbuluar lëndë narkotike.
Siç thonë nga SPB Tetovë, pas dokumentimit të rasteve ndaj të arrestuarve do të dorëzohet padi adekuate.
“Më 01.03.2020 në orën 17-30 në magjistralen Gostivar-Kërçovë në afërsi të rrethin Zdunje, policia nga SPB Tetovë-njësia Gostivar ka arrestuar M.D. (26) nga Shkupi, A.S. (23) nga Pehçeva dhe 17-vjeçarin nga Shkupi për shkak se gjatë kontrollit të automjetit të tyre “Hyndai” me targa të Shkupit, janë zbuluar tableta ekstazë. Të dy personat femra janë mbajtur në stacionin policor në Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa M.D. i cili i ka pirë tabletat, është dërguar në spitali “Ferid Murad” për t’i dhënë ndihmë mjekësore”, informojnë nga MPB.