Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë mbrëmjen e djeshme (24/25 nëntor) ka kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkooli.
Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 10 shoferë (TE-4 dhe GV-6).
“Të gjithë janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe për ta janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjobë prej 225 deri në 370 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa përkohësisht do t’u hiqet patentë shoferi nga tre muaj deri në një vit”.
“Janë sanksionuar edhe 24 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-15 dhe GV-9)”, thonë nga SPB Tetovë.