Dje (15-prill) nga ora 12:00 deri në 18:00, në zonën e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues ndaj motoçikletave dhe biçikletave.
Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar 26 motoçiklistë (TE-13 dhe GV-13), prej tyre pa patentë shofer kanë drejtuar 9 (TE-5 dhe GV-4), të cilët menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe për të gjithë shkelësit janë përgatitë parashtresa adekuate.
Gjithashtu gjatë aksionit janë zbuluar edhe 55 lloje të tjera të shkeljeve (TE-34 dhe GV – 21).