Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (13/14 gusht) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 82 persona (TE-36 dhe GV-46) janë lëshuar urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës qeveritar.
Gjatë kësaj periudhe, vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitur për 40 persona (GV-40) kurse janë kontrolluar 602 persona (TE-239 dhe GV-363) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsinë lidhje me respektimin e vendimeve, ndërsa në
bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut.
Nga SPB Tetovë thonë se janë kryer kontrolle në 20 lokale hotelierike në zonën e Gostivarit, me ç’rast nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e dekreteve dhe protokolleve të qeverisë.