Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (09/10-shtator 2020) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse gjithsej ndaj 81 personave (TE- 52 dhe GV-29) janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.
Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgatitë vendime të reja për izolim për 5 persona (TE) dhe 3 persona (GV).
SPB Tetovë gjithashtu ka kryer kontrolle ndaj 330 personave (TE-202 dhe GV-128) persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.