Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur gjithsej 77 persona për tejkalim shpejtësie (40 Tetovë dhe Gostivar 37).
Gjatë aksionit të djeshëm të policisë, janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 40 lloje të tjera të kundërvajtjeve, 27 prej tyre kanë qenë për parakalim jo i lejuar.
Nga SPB Tetovë u bëjnë thirrje shoferëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të kenë kujdes dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe kufizimeve.
“Tejkalimi i shpejtësisë edhe gjatë këtij viti është arsyeja kryesore e aksidenteve rrugore”, thonë nga policia./Telegrafi/