Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se brenda 12 orëve ka arritur të gjej veturën e 60-vjeçarit S.Z. nga Tetova, të cilën ai e kishte raportuar si të vjedhur.
“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë (09-tetor) rreth orës 21:00 në rrugën “145” në Tetovë, pasi kanë ndërmarrë masat dhe aktivitete, kanë gjetur mjetin ngarkues “Citroen Berlingo” me targa të Tetovës, në pronësi të 60-vjeçarit S.Z nga Tetova, i cili në ora 09.00 e kishte raportuar si të vjedhur nga oborri i tij para shtëpisë në rrugën ‘Hekurishtja’ në Tetovë”.
“Menjëherë pas kësaj, automjeti i është kthyer pronarit”, thonë nga SPB Tetovë.