Site icon Telegrafi

SPB Tetovë: 29 vendime për izolim për shkak të COVID-19

Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre, për periudhën (11/12-gusht) për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, për gjithsej 95 persona (TE- 62 dhe GV-33) janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës qeveritar.

Gjatë kësaj periudhe, për 29 persona (TE-6 dhe GV-23) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësor.

Nga SPB Tetovë thonë se janë kryer kontrolle mbi 587 persona (TE-243 dhe GV-344) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.

Exit mobile version